Doli në televizor të gjente burrë, shqiptaren e vënë në vështrësi: Më thuaj a ke pasur marrëdhënie me të tjerë …

Kjo javë në “Përputhen” ka nisur me takimin e Maris Lika-s dhe Fjorela Peto-s.


Ata kishin zgjedhur të shkonin në një bar për të biseduar me njëri-tjetrin. Por, ajo që u vu re që në fillim, ishte “vrulli” i madh i Marisit, i cili e bo mbardoi me pyetje dhe komplimente vajzën që e kishte zgjedhur për të dalë në takim.

Fjorela, nga ana tjetër, ishte më e ftohtë dhe e rezervuar, por njëra prej pyetjeve të Marisit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Ke pas marr ëdhënie me meshkuj të tjerë?”, ka qenë pyetja që e vuri në siklet Fjorelën, e cila tha “prite këtë pjesë”, duke iu drejtuar kameramanëve.

Edhe në studio u bënë shumë kritika, përfshirë edhe ato nga Arjan Konomi, i cili i cilësoi pyetjet e 25-vjeçarit si një intervistë pune dhe të papërshtatshme për një takim të parë. Kjo ishte një ndër arsyet pse Fjorela zgjodhi të dilte me një tjetër djalë javën e ardhshme, me Klejdin, i cili i kërkoi edhe një nga takimet 4-minutëshe live në studio.