Mjerimi në Shqipëri/ Familja Preni në Krujë rrëfen natën e vë.shtirë në çadër: Ishte një t.me.rr

Tër.meti i 26 nëntorit të vitit të kaluar ka lënë shumë pasoja materiale dhe njerëzore. Një nga zonat më të prekura është dhe fshati Mazhë e Madhe, njësia administrative Bubq, i cili sipas PD po përjeton ditë të vështira. Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, dhe pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni kërkojnë që shtëpia t’u rindërtohet aty ku e kanë pasur, pasi nuk mund të largohen.

Bashkëbisedimi me ish deputeten:

Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethën që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetes e vështirë është këtu.

Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?

Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi, gjithë ajo situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë i ftohti madh që është më e vështirë për neve.

Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.

Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!

Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia…

Oriola Pampuri: Për çfarë e keni bërë peticionin?

Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.

Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?

Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.