Prag lu.fte? “Përbindëshi” amerikan zbarkon në ishullin grek, mesazh i hapur për Turqinë

Anija gjigante e SHBA, USS Hershel “Woody Williams” do të ankorohet përgjithmonë në bazën amerikane të Soudas në Kretë. Ky vendim ka ardhur, pas vizitës së Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në Greqi, ndërsa pritet edhe zgjerimi i mëtejshëm i kësaj baze në Mesdhe.

Kryeministri grek Mitsotakis tha:

Souda shfaqet si pika më strategjike në rajon. Këtu takohen interesat e të dy vendeve, së bashku me ato të sigurisë dhe paqes. Shohim një zgjerim të aleatëve tanë në det dhe në tokë.Souda do të bëhet së shpejti porti bazë i njërës prej anijeve më të mëdha ushtarake të SHBA-ve.

 

Ky është një mesazh i fortë që SHBA po jep në rajon, por edhe forcave të tjera që kanë interesa në Mesdhe. Anija nga ku mund të ngrihen helikopterë dhe dronë është quajtur “Woody Williams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iwo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Anija luftarake amerikane bëri udhëtimin e saj të parë pas nisjes në mars dhe është e gjatë 230 metra dhe i përket flotës së 6-të.