Radhën e kishte Taulant Balla, dëgjohen sharje LIVE në komisionin e Integrimit: Dëgjo këtu ti p*derast m*ti!

Një in.cid.ent është shënuar ditën e sotme në Komisionin për Integrimin Europian. Teksa ky komision ka miratuar virtualisht projekt-relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, fjalor i nivelit të ulët është dëgjuar në sfond. Sharja ka ndodhur sapo Rudina Hajdari ka përmendur emrin e Taulant Ballës që të konfirmonte prezencën. Pikërisht sapo u tha emri i tij, u dëgjua një zë “misterioz”. Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet sharja: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit, i cili thotë: “Pse ça bëra unë?” Më pas linja ndërpritet dhe situata ka kaluar pa u komentuar më tej. Ende nuk dihet se kujt i ka ndodhur incidenti, por Balla nuk ka folur për prezencën e tij.