Ikën për një jetë më të mirë po ia mori treni të dy çunat para në Gjermani, rrëqeth shqiptari: Djali tjetër i pa kur dhanë shpirt, po të paktën ai shpëtoi

Nxënësi i shkëlqyer, Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe vëllai i tij, Bleriani, 13 vjeç, që ëndërronte të bëhej futbollist, u goditën nga treni në Gjermani, mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë.

Mrekullisht shpëtoi, vëllai i tyre 14-vjeçar, Arigoni, i cili e pa trag jedi në e vellëzërve me sy dhe më pas e telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me ur gjencë të arrinte në stacionin e trenit

Historia e trishtë e familjes Arifaj ka pikëlluar gjithë Kosovën dhe diasporën, e sot fshati Ratish i Epërm i komunës së Deçanit, prej nga vjen kjo familje që migroi në Gjermani rreth 30 vjet më parë, ishte mbushur me njerëz e automjete, të cilët vinin për kryeshnosh.

Nga tre djem tani ka vetëm një, për çka e falënderon Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë.

“Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”, tha babai i djemve.