Nusja e Sali Berishës flet hapur fare: Ja kush ma prishi dasmën këtë vit, po do e bëj në këtë kohë nuk duroj dot më…

Blogerja Armina Mevlani tha në emisionin “Rudina” se vitin tjetër e sigurt që do të bëjnë një dasmë, pasi theksoi se nuk do donte ta shtynte më shumë.

“Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.

Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime. Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara”, deklaroi Armina, ndërsa tregoi se do kishte shumë dëshirë që dasmën ta bënte në vjeshtën e vitit që vjen, pasi i pëlqen kjo stinë.