Pipero del hapur fare kundër Ramës: I them ta mendoj edhe një herë sepse shqiptarët…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të rishikojë punën e gjo bës nëse një qytetar nuk mban maskën në rrugë.

Pipero tha se në emisionin “Open” se specialistët duhet të komunikojnë më shpesh me qytetarët dhe t’i shpjegojnë rastet se kur duhet mbajtur maska.

“Do kishte qenë më efikase një komunikim më i shpeshtë i specialistëve me qytetarët. I them kryeministrit se ka ende kohë për të rishikuar punën e gjobës. Duhet komunikuar me qytetarët që ta përdorin maskën atje ku duhet dhe si duhet pa shkuar te gjoba.

Ne na ka gjobitur shumë natyra me tërmete dhe me pandemi. Unë them që maskën duhet ta kemi me vete dhe ta përdorim edhe në rrugë atëherë kur duhet”, theksoi ai.