‘Blindohet’ QSUT, operohet Dritan Dajti

Dritan Dajti, i dënuari për vrasjen e katër policëve ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Mësohet se ai ka patur probleme me gurin në veshka. Dajti, u paraqit në spital nën masa të rrepta sigurie. Bëhet me dije se operacioni është kryer brenda ditës, dhe Dajti është dërguar më pas në spitalin e Burgut për rehabilitim.

Kujtojmë se Dritan Dajti në janar të këtij viti shkoi në mes të Bllokut që të kryejë shërbimet dentare, në një klinikë private.