Petrit Maho dhe Merita Sheqi, Oligarkët Motër e Vëlla që “GLLABËROJNË” Tenderat e Shëndetësisë në Shqipëri

Ashtu siç e dini, pjesa më e madhe e Buxhetit të Shtetit, që “sponsorizohet” nga taksat tona i shkon Shëndetësisë, sektorit më të rrënuar dhe më të mjeruar të vendit, atij për të cilin i luteni Zotit “Mos shkelsha atje!”. Spitalet e vendit hapin tendera multimilionësh për furnizime me barna e ilaçe nga kompanitë private dhe kur vjen puna të biesh në dorë “të këtyre”, sërish infermieri apo mjeku të drejton të shkosh në farmacitë private të po këtyre personave që kanë zhvatur paratë tona pa na ofruar shërbimin apo mallin për të cilin janë paguar nga taksat tona, pra kësaj i thonë me pak fjalë “Zhvatje 2-fish”! Për këtë vit që vjen, Buxheti për Shëndetësinë është parashikuar të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe pyetjes që bie se si dhe kujt i shpërndahet kjo vlerë marramendëse parash do ju japim dy shembuj me emra konkretë në këtë artikull.

Vetëm pak kohë më parë, bëmë publike listën me kompanitë që kishin abuzuar me paratë e shqiptarëve gjatë muajve të pandemisë, atëherë kur të gjithë ishim karantinuar dhe ishim dyndur të gjenim një maskë apo dezinfektant… e duke qenë të detyruar nga halli, i blemë me çmimet stratosferë 8 mijë lekë një, pa kupon në farmacitë e oligarkëve që nuk lodhen duke na zhvatur as në kohë qameti. Një prej këtyre kompanive abuzuese, ishte edhe INTERMED e oligarkut Petrit Maho… Oligarku i cili ka fituar koncesionin e kontrollit të cilësisë ushqimore me kompaninë tjetër të tij NOVAL, me bekimin e vetë Bledi Çuçit, me marketimin e vetë Ramës dhe Manastirliut nëpër mediat mavi dhe “shitjen” e koncesionit të panevojshëm e korruptiv, si sukses për shqiptarët e varfër.

Para se të nisim analizën e detajuar të tenderave të paligjshëm që ka përfituar Maho me INTERMED, në kurriz të popullit shqiptar le të sqarojmë disa gjëra për NOVAL: Sa për rikujtesë, ky oligark i fuqishëm i Shëndetësisë ka lidhje të forta me vetë vëllanë e Taulant Ballës, Tom Doshin dhe Paulin Radovanin. George Ballës i ka shitur për vetëm 60 qind lekë, 10% të aksioneve të Pharma Next, kompanisë farmaceutike që themeloi vetë. Radovani i shiti Mahos-NOVALIN dhe kompaninë tjetër të tij MEDICA-VET, kur Rama e emëroi prefekt në Shkodër, kompaninë që sot zotëron një prej koncesioneve më të panevojshëm të bërë ndonjëherë, kjo për disa fakte. Fillimisht sepse një tagër i tillë i është besuar institucionit shtetëror AKU që po ashtu “mbahet në këmbë” nga taksat tona, por më e forta është se BE kishte investuar në 9 laboratorët fringo të AKU (me standarde europiane)-45 Milionë Euro, ndërsa kontrolli iu dha me koncesion NOVAL deri në 2022-shin dhe puna e saj do të jetë të kryejë testimet e mostrave të mbledhura gjatë inspektimeve të AKU.

Tani që u qartësuat pse Petrit Mahos iu dha një koncesion i panevojshëm, le të ndalemi në një analizë të detajuar tek tenderat me shkelje të kompanisë tjetër të tij, INTERMED.

Kompania e Mahos ka fituar 217 tendera nga Institucionet e Shëndetësisë në vlerën e mbi 2 MILIARD LEKËVE ME TVSH, 61 prej të cilëve të shënuar me FLAMUJ TË KUQ PËR MUNGESË KONKURRENCE.

Nëse analizojmë vetëm disa prej tenderave të fundit të fituar me shkelje, vëmë re se ndaj kompanisë së Mahos analizohet skema shumë-e njohur në prokurimet publike, ajo shumë e zbatuara për të mos rënë në sy për transaksionet që i bëhen kompanive të oligarkëve, kalimi i tenderave në vlerë të vogël.